Rikonstruimi mbetet pezull, këto janë drejtoritë që do të pësojnë ndërrime të kuadrove

Maqedonia

Rikonstruimi mbetet pezull, këto janë drejtoritë që do të pësojnë ndërrime të kuadrove

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 16:12
Foto

Rikonstruktimi i Qeverisë do të dihet pas takimit të kryeministrit Zoran Zaev me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Për momentin, ndryshimi i ministrave është shtyrë, por sipas zëvendëskryeministrit Bujar Osmani nga dita e enjte do të dihet gjithçka.

Sipas Osmanit, Qeveria është duke u angazhuar që ndryshimet kadrovike t’i bëj në përputhje me agjendën Evropiane, respektivisht datën për bisedime.

Planet e brendshme ne duam t’i bëjmë bashkë me planet e jashtme të vendit apo me perspektivën Evropiane të vendit.

Para nesh janë vendime të rëndësishme të Bashkimit Evropian dhe nga kjo dinamikë do të përcaktohet edhe dinamika e brendshme e rikonstruimit të Qeverisë.

Ne të enjten bashkë me kryeministrin Zaev takojmë kancelaren Angela Merkel në Berlin ku presim të kemi më të qartë çfarë do të ndodh në korrik dhe çfarë në tetor.

Çështjen e riformatimit të brendshëm duam ta bëjmë komplementar me këtë agjendë- deklaroi Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Ndërkohë janë duke vazhduar bisedimet për ndryshime në eshalonin e dytë. Javën e kaluar, kryeministri Zaev deklaroi se në mbledhjen e radhës të Qeverisë do të merren vendimet e para.

Jo zyrtarisht mësohet se në radhët e BDI-së, nga “fshesa” e Zaev do të përfshihen: Drejtori i Byrosë për Furnizime Publike, Bardhyl Nasufi, drejtori i Agjencisë për Investime të huaja, Vullnet Ademi, Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”, Gajur Kadriu, drejtoresha e Qendrës për Shërbime për Punë të përbashkët të klinikave në QKU, Shkodrane Dardhishta,

Drejtori për i Ndërmarrjes Publike “Hekurudhat e Maqedonisë” Ifran Asani. Në këmbim me drejtoritë e lartpërmendura, Alsat jo zyrtarisht mëson se BDI pretendon në Agjencinë për Inovacione Teknologjike, Inspektoratin e Tregut, ELEM, MEPSO si dhe Drejtorinë për Çështje Pronësore-Juridike.

Në kuadër të ndryshimeve do të përfshihen edhe drejtor nga ndërmarrjet komunale publike dhe borde drejtuese, shkruan Alsat.

Nga BDI as nuk pohojnë dhe as nuk mohojnë emrat e përfolur, por shtojnë se akoma gjithçka është në fazën e bisedimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat