Përfundoi viti shkollor në Maqedoni

Maqedonia

Përfundoi viti shkollor në Maqedoni

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 16:12

Ekipi ynë qëndroi  në Shkollën Fillore Petar Zdravkovski Penko në Butel Të Shkupit, ku nxënësit dhe mësimdhënësit u përshëndetën për tu ritakuar sërisht në shtator. Nxënësit në përgjithsi kanë mbresa të mira për këtë vit shkollor, por potencuan se mungesa e librave ishte problemi që i shqetësoi edhe kët vit.

 

"Ky vit kaloi mire librat të mira I kishim bashkëpunimi me arsimtarët I mire ishte"....

 

"Me arsimtarët kaluam  mire me mësuesit gjithcka mire ishte pa probleme"...

 

"Librat nuk kanë qenë të mira kanë qenë të shkatërruara dhe ata  që kanë pasur mundëlsi kanë blerë libra ,apo kanë bërë kopje por disa nuk kanë bashkëpunuar me shokë dhe kanë mbetur pa mësuar mësimet", thanë nxënësit

 

Edhe arsimtarët për TVM2 thonë se problemi kryesor ka qenë librat e dëmtuara, program i stërngarkuar mësimor por edhe numri i madh i nxënësve në një klasë, pasi në disa shkolla nevoitet rritja e numrit të paraleleve dhe zgjerim të objekteve shkollore. 

 

"Këtë vit jemi ballfaquar  me libra totalisht të shkatruuara dhe un si arsimtare në klasën time u mundova ti kompletoj por numër prej 70 perqind janë të shkatërrtuara, dëshiroj që viti i ardhshëm që  Mash të punojë ose të jep kontribut me tepër ,për nxëxnës që të kemi libra të reja dhe pike e dytë është edhe numri tepër i madh i nxëxnësve", tha Nebahate Livoreka, arsimtare.

 

"Duke filluar prej MASH prej byrosë së zhvillimit mandej do të kalojmë te nxënësit dhe prindërit, edhepse sivjet sidomos klasën e katërt që e udhëheq unë është një ndër klasat e ulëta më e rëndë me më shum vështërsi për nxënësit me mjaft lëndë dhe orari në bazë të moshës që e kanë është I gjatë", tha Hatixhe Topalli, arsimtare.

 

Për probleme të njejta foli edhe drejtori i kësaj. Ai bën thirrje që objekti shkollor të zgjerohet.

270 mij nxënës të shkollave fillore dhe të mesme përfunduan vitin shkollor dhe filluan nga dita e sotme pushimin veror.

"Nevoja më e madhe momenatle e shkollës është zgjerimi i objketit dhe shpresojmë se do hasim në mirkuptim me Komunën dhe MASH in që ta zgjerojmë objektin shkollor minimum me katër klasa që të mund të funksionojmë pak më rehat", tha Enis Memeti, drejtor i SH.F. Petar Zdravkovski Penko.

Pas përfundimit të vitit shkollor semimaturantët do regjistrohen në shkolla të mesme ku këtë vit janë paraparë 35 mij e 3690 vende në afatin e parë më 17 dhe 18 qershor. Ndërkohë maturantët do tu nënshtrohen testimeve të maturës shteërore me 11 dhe 13 qershor. Siç është paralajmëruar nga MASH shtatori i ardhshëm do të startojë me ligjin e ri për arsim fillor që pritet tu jep zgjidhje edhe ankesave për programin e stërngarkuar mësimior. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat