Shtyhet debati parlamentar për regjistrimin e popullsisë - Bota Sot
Shtyhet debati parlamentar për regjistrimin e popullsisë

Maqedonia

Shtyhet debati parlamentar për regjistrimin e popullsisë

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 17:25
Shtyhet debati parlamentar për regjistrimin e popullsisë

Vonesa të tjera në miratimin e propozim/ligjit për regjistrimin e popullsisë në vend. Komisioni për çështje evropiane në Kuvend, si komision amë, anuloi seancën duke shtyrë kështu fillimin e debatit parlamentar për të. Kreu i Komisionit Artan Grubi thotë se shtyrja e seancës nuk ka të bëjë me këtë ligj.

"Komisionin e caktuam të premten në mbrëmje por në rend dite është raporti i Komisionit Evropian, prandaj për shkak të periudhës së shkurtër të përgatitjes, nuk arritëm të sigurojmë përfaqësues nga misioni i BE-së dhe as ta ftojmë korin diplomatik, sektorin civil dhe të tjerë.  Seanca nuk u anulua për shkak të ligjit për regjistrim”-pohoi Artan Grubi, kryetar i Komisionit.

Megjithatë dy partitë më të mëdha LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja bënë të ditur se ekzistojnë mos-marrëveshje në lidhje me ligjin në fjalë të cilat mund të çojnë deri në bojkotimin e procesit.

Kjo tregon tendencë për sjelljen e një ligji të përpiluar jashtë standardeve të EUROSTAD-it dhe institucioneve relevante ndërkombëtare. Nëse pushteti vazhdon ta procedojë këtë zgjidhje ligjore pa pa u dëgjuar argumentet e opozitës dhe pa u përfshirë VMRO-DPMNE-ja në përpilimin e një teksti të këtillë ligjor, pa u lënë mjaftueshëm kohë për përfshirje në debat të vërtetë, atëherë ekziston mundësia të realizohet regjistrim pa pjesëmarrjen e VMRO-DPMNE-së në të”-tha Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Mos të ishte për të ardhur keq do të ishte për të qershur por asgjë nuk na befason nga ana e VMRO-DPMNE-së, gjithmonë kur duhet të sillen vendime të rëndësishme në shtet siç është regjistrimi të cilin e dimë sa është i rëndësishëm për shtetin sepse shumë vite nuk është realizuar për shkak të kalkulimeve politike nga partia që dikur ishte në pushtet. Unë pres që të gjithë partitë politike ta kuptojnë rëndësinë e regjistrimit”- theksoi Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së.

Regjistrimi në vend nuk është realizuar që në vitin 2002 kurse të gjitha tentimet e deritanishme kanë dështuar për shkak të mos-marrëveshjeve politike./Alsat-M/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...