Mickoski: Partia ime do ta jep gjithë potencialin që shteti të merr datë nga BE

Maqedonia

Mickoski: Partia ime do ta jep gjithë potencialin që shteti të merr datë nga BE

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 09:56
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, mbrëmë ka thënë se partia e tij do ta ofrojë të gjithë potencialin që shteti të merr datë për nisjen e bisedimeve me BE-në në tetor.

Mickoski tha se do të kërkojë nga Komiteti Qendror dhe Ekzekutiv të formohen grupe të punës, të cilat siç tha, së bashku me qeverinë do të gjejnë pengesat dhe do të mundohen t’i tejkalojnë atoq, që shteti të merr datë për nisjen e bisedimeve, së paku në tetor.

Në një intervistë për TV Tellma, ai tha se nuk është “tifoz” i mossuksesit të shtetit siç po akuzohet nga LSDM, duke shtuar se prioritet i partisë së tij është mirëqenia e qytetarëve. Ai tha se nuk e di nëse qeveria do ta pranojë iniciativën e tij për bashkëpunim.

“Jam i shqetësuar për situatën në Maqedoni. Shteti po çohet në një skenar apokaliptik. Prioritet i jonë nuk është ardhja në pushtet ose zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por OBRM-PDUKM-ja do të fitojë kurdo që të ndodhin ato, pasi kjo u pa në zgjedhjet presidenciale”, tha Mickoski.

Në lidhje me regjistrimin e popullsisë dhe paralajmërimet se partia e tij mund ta bojkotojë për shkak të sjelljes së shpejtë të ligjit, Mickoski tha se ata insistojnë që regjistrimi të bëhet sipas rregullativës që e praktikon Eurostat.

“Ne insistojmë që regjistrimi të bëhet sipas praktikës së Eurostat, e cila ka drejtime të qarta, në mesin e të cilave regjistrohen personat të cilët së paku 12 muajt e fundit nuk e kanë lëshuar shtetin. Për OBRM-PDUKM-në regjistrimi nuk është tregti politike, por operacion statistikor real, që do të jep përgjigje se si do të zhvillohet shtetit vitet e ardhshme”, tha Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat