LSDM: Mbi 25 mijë familje do të kenë të ardhura të garantuara minimale

Maqedonia

LSDM: Mbi 25 mijë familje do të kenë të ardhura të garantuara minimale

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 10:20
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se ka filluar pagesa e ndihmës sociale të garantuar, e cila sipas tyre, është e paraparë me reformën e re sociale.

Nga LSDM thonë se mbi 25 mijë familje do të kenë të ardhura minimale të garantuara.

“Me reformën sociale bëjmë transformim të plotë të sistemit të mbrojtjes sociale, e cila synon tërheqjen e përhershme nga varfëria. Për herë të parë, shfrytëzuesit e ndihmës minimale të garantuar, do të marrin edhe shtesa fëmijërore si dhe shtesa për arsim të mesëm”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se me reformën sociale shtesa fëmijërore do të marrin 73500 fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat