Një i vdekur dhe dy të lënduar, detaje nga aksidenti i sotëm në qarkoren e Shkupit

Maqedonia

Një i vdekur dhe dy të lënduar, detaje nga aksidenti i sotëm në qarkoren e Shkupit

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 11:54
Foto nga aksidenti

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka dhënë detaje për aksidentin e sotëm, i cili ndodhi herët në mëngjes tek qarkorja e Shkupit.

Siç njoftojnë nga MPB, aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:40 në qarkoren e Shkupit, në drejtim të autostradës Tetovë – Veles, në afërsi të hyrjes së Radishanit, kur makina e tipit “Opel Astra” me targa të Shkupit e cila ka qenë e drejtuar nga personi me iniciale M.A (40) po ashtu nga Shkupi ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.

“Në vendngjarje ka ndërruar jetë shoferi i makinës, derisa bashkudhëtarët B.N (42) dhe A.S (29) kanë pësuar lëndime të rënda trupore. I menjëhershëm ka qenë intervenimi i ndihmës së shpejtë dhe janë dërguar në Klinikën “Nënë Tereza”.

Hetime në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipi i SPB Shkup, ndërsa për shkak të këtij aksidenti, komunikacioni u ndërpre për disa orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat