Zaev: Ne nuk kërkojmë të bëhemi anëtare e BE-së menjëherë - Bota Sot
Zaev: Ne nuk kërkojmë të bëhemi anëtare e BE-së menjëherë

Maqedonia

Zaev: Ne nuk kërkojmë të bëhemi anëtare e BE-së menjëherë

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 13:05
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot ka zhvilluar takim me homologun e tij çek, Andrej Babish.

Ai ka falënderuar Babish për përkrahjen e shtetit çek duke theksuar, se e gëzon fakti që ky shtet paralajmëron investime në vend.

“Komisioni evropian në raportin e sivjetmë ka dhënë mbështetje të pakushtëzuar dhe të pastër për të filluar bisedimet, dhe vendi jonë është bërë shembull për të gjithë rajonin. Caktimi i datës për fillim të bisedimeve nuk do të thotë shpërblim për vendin tonë. Gjithë kjo do të thotë energji e re. Ne si shtet kemi plotësuar të gjitha kërkesat nga ana jonë, tash radhën e ka BE. Shpresoj se përveç mbështetjes, së shpejti do të ratifikohet edhe Protokolli përmes vendimeve të Kuvendit Çek. Është e qartë se Maqedonia e Veriut do të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s. Jemi në rrugë që këtë vit të shpallim vitin ekonomik për vendin. Investimet e huaja i kanë dhënë rezultatet e para , mirëpo gjithashtu ekziston hapësirë e madhe midis nesh” ka theksuar Zaev.

“Ne nuk po kërkojë të bëhemi menjëherë anëtare e BE-së. Dëshirojmë që të vazhdojë mbështetja drejt anëtarësimit në BE. Ne jemi shembull për marrëdhënie bilaterale me të gjithë fqinjët tanë”, ka shtuar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...