Kuvendi konstaton dorëheqjen e Gruevskit, ish-kryeministri nuk është më deputet

Maqedonia

Kuvendi konstaton dorëheqjen e Gruevskit, ish-kryeministri nuk është më deputet

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 14:04
Nikolla Gruevski

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot në kuadër të seancës së 102, ka konstatuar dorëheqjen e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit.

Gruevski është dënuar me dy vjet burg në rastin “Tanku” të Prokurorisë Speciale dhe për këtë arsye u arratis në Hungari, ku edhe fitoi azil politik.

Ish-kryeministri Gruevski, dorëheqjen nga posti i deputetit e dorëzoi për mes aktit noterial, ndërsa sot Kuvendit vetëm e konstatoi.

Në seancën e sotme Kuvendi gjithashtu konstatoi edhe dorëheqjen e deputetit të LSDM-së, Pavle Bogoevski.

Ndryshe, në vend të Nikolla Gruevskit do të vijë deputeti Gjoko Kamçev.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat