Komuna e Ohrit dënon incidentin në mes këshilltarëve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa

Maqedonia

Komuna e Ohrit dënon incidentin në mes këshilltarëve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 14:25
Komuna e Ohrit

Komuna e Ohrit përmes një komunikate për media ka reaguar në lidhje me incidentin e djeshëm në mes këshilltarëve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa.

Nga vetëqeverisja lokale thonë se këshilltarët janë zëri i qytetarëve dhe duhet të punojnë në interes të tyre.

“Vetëqeverisja lokale e dënon incidentin e djeshëm në mes këshilltarëve dhe thekson se kjo nuk ju ngjan të zgjedhurve si përfaqësues të qytetarëve. Këshilltarët janë zëri i qytetarëve, ndërsa Këshilli si organ më i lartë përfaqësues, duhet të punojë në interes të qytetarëve dhe zgjidhjen e problemeve të tyre”.

“Theksojmë se sjellje të tilla janë incidente të izoluara dhe nuk do të përsëriten në të ardhmen. Ftojmë të gjithë këshilltarët të sillen në frymën e demokracisë dhe respektimin e dallimeve ndryshe”, thuhet në reagimin e Komunës së Ohrit.

Ndryshe, dje Lëvizja Besa njoftoi se këshilltari i tyre Xhemal Mena është sulmuar fizikisht nga këshilltari i BDI-së, pasi nuk ka votuar për një çështje gjatë seancës së këshillit komunal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat