Lëshohen në përdorim auto-ambulancat e reja të Ndihmës së Shpejtë në Shkup (Foto) - Bota Sot
Lëshohen në përdorim auto-ambulancat e reja të Ndihmës së Shpejtë në Shkup (Foto)

Maqedonia

Lëshohen në përdorim auto-ambulancat e reja të Ndihmës së Shpejtë në Shkup (Foto)

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 14:47
Auto ambulancat e reja

Në funksion janë gjashtë auto-ambulancat e reja të Shërbimit për ndihmë të shpejtë pranë Shtëpisë së Shëndetit në Shkup, të realizuar me furnizimin e automjeteve mjekësore përmes Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga Shtëpia Shëndetësore Shkup bënë të ditur se për herë të parë pas një periudhe të gjatë në Shkup do të ketë në dispozicion 14 automjete.

Pas përfundimit të punëve administrative – teknike, gjatë ditës së djeshme të gjitha gjashtë auto-ambulancat janë regjistruar dhe janë pajisur me pajisje të nevojshme mjekësore dhe janë në funksion të nevojave të qytetarëve të qytetit të Shkupit dhe vendeve përreth, që janë nën kompetencë të Shtëpisë së Shëndetit në Shkup.

Nga Shtëpia Shëndetësore theksuan se dukshëm po përmirësohet efikasiteti i Shërbimit për ndihmë mjekësore, i cili si i vetëm për qytetin e Shkupit dhe vendbanimet përreth, mundëson mbështetje shëndetësore 24 orë në pjesën e mjekësisë urgjente jashtëspitalore dhe paraqet linjë të parë të dhënin e shërbimeve shëndetësore veçanërisht në pjesën e gjendjes së kërcënuar jetësore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...