Në Klinikën e toksikologjisë janë hospitalizuar 11 pacientë nga zjarri i djeshëm në Shkup

Maqedonia

Në Klinikën e toksikologjisë janë hospitalizuar 11 pacientë nga zjarri i djeshëm në Shkup

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 16:30
Pamje nga aksidenti

Nga Klinika Universitare e toksikologjisë informojnë se për momentin janë hospitalizuar 11 pacientë si rezultat i zjarrit të djeshëm në Kisella Voda të Shkupit.

“Të gjithë pacientët janë në gjendje të përgjithshme të qëndrueshme. Të gjitha procedurat diagnostike janë kryer në përputhje me protokollet e trajtimit dhe rezultatet e hetimeve, pacientët do të hospitalizohen. Pjesa më e madhe e pacientët kanë vështirësi në frymëmarrje, kollitje, teshtitje dhe simptoma të ngjashme”, njofton, Natasha Simonovska nga Klinika e toksikologjisë.

Ndër pacientët e hospitalizuar ka 4 zjarrfikës. Pacienti më i vjetër është 74 vjeç, ndërsa më i ri është i moshës 26 vjeçe.

Pasientët janë helmuar pasi që dje në në afërsi të sallës “Rasadnik” në lagjen Kisella Voda të Shkupit shpërtheu një zjarr në një banesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat