Kërkohen më shumë fonde për Agjencinë e Gjuhëve - Bota Sot
Kërkohen më shumë fonde për Agjencinë e Gjuhëve

Maqedonia

Kërkohen më shumë fonde për Agjencinë e Gjuhëve

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 20:26
Abdylmenaf Bexheti

Ende pa nisur me punë, agjencia për zbatimin e ligjit për gjuhët kërkon rritjen e fondeve të këtij institucioni. Drejtori, Ylber Sela zvarritjen e procesit për kompletimin të stafit të agjencisë e arsyeton me mungesën e fondeve të mjaftueshme.

“Tani bëjmë edhe informacion për në Qeveri për gjitha projektet dhe sfidat që na dalin ne i paraqesim në Qeveri sepse këto kanë implikacine Buxhetore dhe duhet buxhet shtesë dhe normal do ketë përkrahje nga Qeveria sepse është e patjetërsueshme”, tha Ylber Sela, drejtor i Agjencisë.

Agjencia ka të përcaktuar një buxhet vjetor prej 8 milion e 425 mijë denarë, prej të cilave 6 milion për punësime të rregullta dhe 650 mijë denar për kontrata në vend. Agjencia duhet të punësoj 74 përkthyes, lektor, gjuhëtar, këshilltar shtetëror e kuadër tjetër të nevojshëm. Por ky numër mbetet i diskutueshëm ndërsa punësimet pritet të miratohen nga ministria e financave. Për nevojën e rritjes së fondit flet dhe zëvendëssekretari i qeverisë, Tahir Hani

“Unë mendoj se me rebalancin e buxhetit dhe me informatën që do të dorëzojë drejtori në procedurën qeveritare në periudhën e rebalancimit dhe duke i arsyetuar gjitha këto aktivitete që do ndërmerr agjencia mendoj se Qeveria do ndaj mjetet e mjaftueshme”, pohoi Tahir Hani, zv. sekretar i sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë.

Pavarësisht rritjes ose jo të fondeve rektori i UJL-ë, Abdylmenaxh Bexheti, tha se zbatimi i ligjit për gjuhët do të kërkoj shumë kohë për shkak të mungesës së kapaciteteve institucionale dhe burimeve njerëzore.

“Nëse na u desh një dekadë për zbatimin e një ligji shumë të cunguar të 2008-tës e deri më sot, e siç u vërtetua ne kemi akoma zbatim jo të plotë të atij Ligji, sigurisht që me intensitet shumë më të madh do na duhet një dekadë që ta zbatojmë këtë Ligj që është shumë më i avancuar se ai para rëndësi”, pohoi Abdylmenaf Bexheti, rektor i UEJL-së, shkruan alsat.

Këto komente u bën në debatin e organizuar në UEJL bashkë me Sekretariatin e përgjithshëm të qeverisë në kuadër të bashkëpunimit mes agjencisë dhe katedrës së gjuhëve të UEJL-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...