“Të gjithë institucionet do të punojnë që rajoni i Ohrit të ngel në mbrojtjen e UNESCO-s”

Maqedonia

“Të gjithë institucionet do të punojnë që rajoni i Ohrit të ngel në mbrojtjen e UNESCO-s”

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 20:29
Ohri

Në seancën e sotme, Qeveria miratoi informacionin për veprim sipas rekomandimeve të UNESCO-s dhe vendosi të vazhdojë me zbatimin e rekomandimeve dhe vendimeve të UNESCO-s, në mënyrë që të ruhet statusi i trashëgimisë botërore të trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit.

Qeveria, e angazhoi zv. kryeministrin për Çështje Ekonomike, në bashkëpunim e me kabinetin e kryeministrit, për të krijuar një grup pune të përbërë nga zyrtarë nga të gjitha institucionet përkatëse që do të veprojnë sipas vërejtjet e UNESCO-s për analizën e rrugës alternative të hekurudhës përgjatë Korridorit 8, si dhe rruga nga autostrada A2 Trebenishtë-Strugë, në përputhje me pohimet e misionit të monitorimit reaktiv dhe rekomandimet përkatëse të UNESCO-s.

Propozim zgjidhja duhet të dorëzohen në Qeveri jo më vonë se më 15 janar 2020. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është përgjegjëse në bashkëpunim me Parkun Kombëtar Galiçica dhe komunat Ohër, Strugë dhe Debërcë për të zhvilluar një inventar të ndërtimeve të paligjshme në rajon dhe t’ia dorëzojë Qeverisë më së voni deri në fillim të shtatorit të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat