Grubi: Kryetarët e degëve nuk janë shkarkuar, u ka kaluar mandati

Maqedonia

Grubi: Kryetarët e degëve nuk janë shkarkuar, u ka kaluar mandati

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 20:33
Artan Grubi

Sekretari Organizativ Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi ka demantuar lajmin se janë shkarkuar të gjithë kryetarët e degëve të kësaj partie. Ai në rrjetin social Facebook shkruan se kryetarëve aktual u ka skaduar mandati.

“Kryetarëve të degëve aktual u ka skaduar mandati qysh vitin e kaluar dhe siç kemi njoftuar opinionin e gjerë, në mbledhjen e kryesisë dhe këshillit të përgjithshëm, para zgjedhjeve presidenciale, u formua grupi përgjegjës për mbajtjen e kuvendit rinor dhe të grave, riregjistrimit të anëtarësisë, mbajtjes së zgjedhjeve në këshilla vendor dhe degë si dhe organizimin e kongresit zgjedhor të BDI.

Rrjedhimisht, zgjodhëm kryesinë e re të rinisë dhe të forumit të grave në kuvende spektakolare dhe masovike, përfunduam riregjistrimin e anëtarësisë dhe hapi i radhës është mbajtja e zgjedhjeve brenda partiake.

Për këtë, në mbledhjen e djeshme të kryesisë u përcaktuan përgjegjësit për zbatimin e zgjedhjeve në çdo degë. Pas këtij procesi zgjedhor, vijon organizimi i kongresit zgjedhor të BDI”, shkruan Grubi.

Ai shton se asnjë shkarkim i kryetarëve të degëve nuk ka ndodhur, por janë shpallur zgjedhjet brenda partiake në përputhje me statutin partiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat