Spasovski: Çekia na ka ndihmuar më shumë në krizën e emigrantëve - Bota Sot
Spasovski: Çekia na ka ndihmuar më shumë në krizën e emigrantëve

Maqedonia

Spasovski: Çekia na ka ndihmuar më shumë në krizën e emigrantëve

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 00:36
Oliver Spasovski

Qeveria e Republikës së Çekisë gjatë krizës së emigrantëve ka ndihmuar në forcimin e kapaciteteve teknike të Ministrisë së Brendshme dhe është një nga mbështetësit më të mëdhenj të vendit tonë në përgjithësi, tha ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski gjatë vizitës së përbashkët të sotme me kryeministrin çek, Andrej Babis në qendrën e tranzitit “Vinojug” në Gjevgjeli.

Spasovski falënderoi Republikën e Çekisë për ndihmën që iu dha vendit gjatë krizës së emigrantëve dhe theksoi se profesionalizmi i policëve çekë, uniteti i punës së tyre dhe shkëmbimi i përvojave paraqiste një mundësi të jashtëzakonshme për të forcuar kapacitetet e policisë së Maqedonisë.

“Qeveria e Republikës së Çekisë me katër milionë euro ka ofruar ndihmë për forcimin e kapaciteteve teknike të Ministrisë së Brendshme dhe në atë pjesë është një nga mbështetësit më të mëdhenj të Maqedonisë së Veriut në përgjithësi”, theksoi Spasovski dhe shtoi se ky është treguesi më i mirë i partneritetit dhe unitetit tonë për t’u marrë me të gjitha sfidat globale si kriza e emigrantëve.

Spasovski shprehu gatishmërinë e policisë së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim të mëtejshëm për të trajtuar me sukses krizën përfundimtare të emigracionit dhe në përgjithësi për të siguruar paqen dhe stabilitetin në vendet tona, rajon dhe Evropë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...