Prokurori italian për ndjekje të mafies dhe terrorizmit viziton Maqedoninë e Veriut - Bota Sot
Prokurori italian për ndjekje të mafies dhe terrorizmit viziton Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Prokurori italian për ndjekje të mafies dhe terrorizmit viziton Maqedoninë e Veriut

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 09:11
Prokurori italian

Delegacioni i Republikës së Italisë, i kryesuar nga Federiko Kafiero De Raho, prokuror publik nacional për ndjekje të mafies dhe terrorizmit dhe Franko Gabrieli, drejtor i policisë italiane – drejtor i përgjithshëm për siguri publike, sot do të qëndrojnë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Delegacioni italian do të marrë pjesë në konferencën “Bashkëpunim i përbashkët dhe ndihma juridike në luftën kundër krimit të organizuar transnacional” që do të mbahet në Prokurorinë publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të vizitës prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski dhe prokurori publik nacional për ndjekje të mafies dhe terrorizmit, Federiko Kafiero De Raho do të nënshkruajnë Memorandum për mirëkuptim për bashkëpunim të të dy institucioneve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...