VMRO-DPMNE: Maqedonia po bëhet shtet i panjohur për qytetarët - Bota Sot
VMRO-DPMNE: Maqedonia po bëhet shtet i panjohur për qytetarët

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Maqedonia po bëhet shtet i panjohur për qytetarët

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 11:45
VMRO-DPMNE

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një kumtese për media thekson se kryeministri Zoran Zaev vazhdon me shitjen e interesave shtetërore dhe kombëtare, me qëllim që të realizojë interesat personale.

“Zaevi i falur dhe banda e tij kriminele për të satën herë, interesat partiake i vendosin para atyre shtetërore dhe nacionale. Ngadalë por sigurt Maqedonia po bëhet shtet i panjohur për qytetarët të ciltë tërë jetën e tyre e kanë kaluar në të, por Zaev nuk ndalet këtu. Nëse Republika e Maqedonisë edhe më tutje do të ridefinohet, nëse do të shkruhen kufij të rinj?”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata shtojnë se Zoran Zaev është i obliguar t’u thotë qytetarëve nëse para rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale ai është takuar me Ali Ahmetin dhe për çka është biseduar në atë takim.

“Funksionet janë kalimtare, ndërsa Republika e Maqedonisë është gjithçka që kemi, Zoran Zaev duhet ta kuptojë këtë. Kolltuku i kryeministrit nuk është më i rëndësishëm se interesat e qytetarëve maqedonas. Zaev duhet sa më parë të largohet nga politika, ky njeri duhet menjëherë të japë dorëheqje në mënyrë që t’i përfundojë poshtërimet dhe zhgënjimet të cilat ai ua servon qytetarëve maqedonas”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...