LSDM: Deputetët Veljanovski, Milloshoski e Dimovski të japin dorëheqje

Maqedonia

LSDM: Deputetët Veljanovski, Milloshoski e Dimovski të japin dorëheqje

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 12:05
LSDM

“Dorëheqja e Pavle Bogoevskit nga funksioni deputet për shkaqe morale, vetëm për shkak të indikacioneve paraqet akt të lartë moral dhe ndjenjë të fortë të përgjegjësisë personale para qytetarëve. Te deputetët nga radhët e VMRO-DPMNE-së, kundër të cilëve udhëhiqen procese gjyqësore për vepra të rënda penale, nuk ka as ndjenjë të përafërt të përgjegjësisë morale, kjo është e qartë. Por, deputetët e VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski, Antonio Milloshoski dhe Ilija Dimovski të mos presin më shumë, por menjëherë të japin dorëheqje nga funksionet e tyre. Kjo është më pak që mund ta bëjnë që të evitohet çfarëdo qoftë mundësie t’i pengojnë apo të ndikojnë mbi proceset dhe hetimet gjyqësore kundër tyre, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Sipas LSDM-së deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk kanë aspak kredibilitet derisa në radhët e tyre ulen deputetë kundër të cilëve udhëhiqet hetim dhe procese për vepra serioze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat