Izet Zeqiri: Unë jam mësuar me zullum, por kur përmendet familja ime ndryshon ritmi i rrahjes së zemrës

Maqedonia

Izet Zeqiri: Unë jam mësuar me zullum, por kur përmendet familja ime ndryshon ritmi i rrahjes së zemrës

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 12:08
Izet Zeqiri

Ish-deputeti në Kuvendin e Maqedonisë dhe aktualisht profesor universitar Izet Zeqiri, përmes një postimi në Facebook reaguar ndaj “bombave” të cilat kohëve të fundit po publikohen në rrjetet sociale, e që kanë të bëjnë me udhëheqësinë e BDI-së, gjegjësisht Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit.

Në njërën nga bisedat e përgjuara, dëgjohet se Ahmeti dhe Xhaferi përmendin edhe Izet Zeqirin dhe familjen e tij, e për këtë ka reaguar ky i fundit. Zeqiri thotë se ai çdo herë është mësuar me padrejtësi, por kur përmendet familja e tij, tek ai ndryshon ritmi i rrahjes së zemrës.

“Unë Izet Zeqiri jam mësuar me zullum, gjatë gjithë jetës edhe sot e kësaj dite, sepse njeriut, punëtor, energjik, dinamik, të ndershëm, të suksesshëm dhe të pa korruptuar, vazhdimisht ia kurdisin zullumin në të gjitha anët. Zullumin personal e pranoj si sfidë, por çdo herë kur përmendet ZULLUMI NË FAMILJE, te ajo e gjakut, tek unë ndryshon ritmi i rrahjeve të zemrës në kraharor. Edhe atë kohë kam qenë i vetëdijshëm dhe i pa luhatshëm por duke besuar se familja është sikur degët në një dru, ne të gjithë rritemi në drejtime të ndryshme megjithatë rrënjët qëndrojnë si një. Vërtet unë hyra në politikë bashkë me patriotin e shqiptarëve Rufi Osmanin dhe e “MORA ME ZEMËR” PUNËN E DEPUTETIT, siç thotë Musa, por mua nuk më lodhën dhe më penguan këta që më përgojojnë dhe më thuan gjithçka, por më PENGOI populli im i dashur që më vlerësoi vetëm më 2000 vota në Tetovë, jo se unë nuk isha i denjë për punën që konkurroja, por se shumica udhëhiqeshin nga logjika e zullumit dhe interesit. Vërtetë unë profesori i Xhepçishtit “JAM TEK MENDE” sepse unë nuk jam i thyeshëm dhe lakmitar i pushtetit dhe të mirave të tij, UNË dhashë dorëheqje pas 18 muajve si deputet, në kohën ku tre herë u shpalla zyrtarisht deputet me aktiv në parlament, sepse këtë ma kërkoi populli im i dashur me votën e lirë dhe ma kërkoi NDËRGJEGJEJA IME DHE FAMILJES TIME”, (sic) ka shkruar Zeqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat