Pas takimit me Merkelin, Zaev pret të dihet saktë kur do të marrë RMV datën për negociata me BE-në

Maqedonia

Pas takimit me Merkelin, Zaev pret të dihet saktë kur do të marrë RMV datën për negociata me BE-në

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 12:26
Angela Merkel dhe Zoran Zaev

Kancelarja Angela Merkel, Gjermania dhe të gjithë 28 vendet anëtare të BE-së kanë qëndrim pozitiv për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pesëmbëdhjetë vjet jemi duke e pritur për këtë datë për fillim të negociatave. E meritojmë si kurrë më parë. Besoj se më në fund do të marrim verifikim konkret edhe nga kancelarja, por edhe nga Këshilli Evropian, deklaroi kryeministri Zoran Zaev ne emisionin “Hapur” në TV 24.

I pyetur se çfarë pret nga takimi i nesërm me Merkelin , Zaev theksoi se “njëqind për qind janë konfirmuar performancat tona në pjesën e reformave ndërsa marrëveshjet e shkëlqyera me Bullgarinë dhe Greqinë janë konfirmimi se më në fund i kemi përmbushur të gjitha dhe se thelbi është që pasi ne i plotësuam të gjitha edhe Bashkimi Evropian duhet ta përmbushë atë që e ka premtuar”.

“Mbase pas takimit me kancelaren Merkel do të kemi informacione më të detajuara. Jam i bindur se të paktën çdo gjë që është bërë do të verifikohet dhe se do të përcaktohet të qartë dhe saktë se kur do marrim datë për negociata. E kuptoj se qershori nuk është një mundësi e sigurt, por kemi mundësi për korrik, deklaroi Zaev.

Theksoi që pret se forca e tërheqjes së BE-së për vendet kandidate të mbijetojnë të dy objektivat strategjike, dhe se anëtarësimi në NATO dhe marrja e datë për fillim të negociatave do të përmbushen gjatë këtij viti.

“Pesëmbëdhjetë vjet e kemi pritur datën për fillimin e negociatave. E kemi merituar atë si kurrë më parë. Ne po shkëlqejmë në rajon dhe në Evropë. Të gjitha na marrin si shembull të shkëlqyer, besoj se në më fund do të marrim verifikim konkrete edhe nga kancelarja Merkel, por edhe nga Këshilli Evropian”, deklaroi Zaev.

Komisioni Evropian ka rekomanduar zyrtarisht hapjen e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën, por vendimi duhet të konfirmohet nga të gjitha vendet anëtare në Këshill, ku Franca dhe Holanda udhëheqin opozitën.

Ndryshe, trembëdhjetë vende të BE-së, shumica anëtarë të rinj nga Evropa Qendrore dhe Lindore, si edhe Italia dhe Austria, do t’i drejtohen me kërkesë 28 vendeve të BE-së për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ne, Ministrat e Jashtëm të Republikës Çeke, Republikës së Estonisë, Republikës së Letonisë, Republikës së Lituanisë, Hungarisë, Republikës së Bullgarisë, Republikës së Italisë, Republikës së Maltës, Republikës së Austrisë, Republikës së Kroacisë , Republika e Sllovenisë, Republika e Polonisë dhe Republika Sllovake shprehim mbështetjen tonë të vazhdueshme për Ballkanin Perëndimor në rrugën e tyre evropiane. Procesi i zgjerimit të BE-së ka një fuqi transformuese pozitive në Ballkanin Perëndimor dhe është një investim në paqen dhe stabilitetin në Evropë. Është thelbësore për të siguruar përparimin e përgjithshëm të rajonit. BE-ja duhet të përmbushë angazhimin e saj të qartë për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Nuk ka “plan B”.” thuhet në Deklaratën e Përbashkët të Ministrave të Jashtëm mbi angazhimin e BE për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat