Financimi i VMRO-së, Gruevski gjykohet në mungesë

Maqedonia

Financimi i VMRO-së, Gruevski gjykohet në mungesë

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 14:44
Nikolla Gruevski

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski do të gjykohet në mungesë për rastin “Talir”, i cili i referohet financimit të paligjshëm të partisë VMRO-DPMNE.

Gjykata miratoi këtë vendim me kërkesë të PSP-së për shkak se ish-kryeministri u arratis dhe fitoi statusin e azilit në Hungari. Sot mbrojtja këmbënguli që gjykimi të shtyhej, sepse Kuvendi ende nuk është prononcuar sa i përket kërkesës së Gjykatës dhe Prokurorisë, ndërsa ajo është se kush mundet ta përfaqësojë rastin Talir në sallën gjyqësore - qoftë ajo PSP-ja apo Prokuroria e rregullt.

Kompetenca e PSP-së në këtë rast është e diskutueshme për avokatët, pasi Katica Janeva ka ngritur aktakuzë pas 30 qershorit të vitit 2017, përkatësisht pas skadimit të afatit për ngritjen e akuzave të parashikuara në ligjin për PSP-në.

Gjykata hodhi poshtë një propozim të tillë. Përveç Nikolla Gruevskit, të akuzuar janë edhe Mile Janakieski, Kiril Bozinovski, Ilija Dimovski dhe Leko Ristevski. Elizabeta Çingarovska nga VMRO-DPMNE e pranoi fajin dhe mori dënim me kusht dyvjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat