Nëntë aksidente në Shkup, dy të vdekur dhe tre të lënduar

Maqedonia

Nëntë aksidente në Shkup, dy të vdekur dhe tre të lënduar

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 09:45
Foto Ilustrim

Dy shoferë kanë ndërruar jetë, një këmbësor është lënduar rëndë, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta në pesë nga gjithsej nëntë aksidente që janë regjistruar gjatë ditës së kaluar në rajonin e SPB Shkup.

Policia ka përjashtuar nga komunikacioni një shofer fillestar dhe 13 persona para se të pajisen me të drejtë për vozitjen e motorëve, si dhe 17 makina të paregjistruara.

Janë shqiptuar 80 masa për parkim të parregullt, ndërsa “karrotreci” ka ngritur 49 makina.

Policia ka sanksionuar edhe shtatë shoferë të cilët kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe të semaforit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat