Aksident në rrugën Radovish-Shtip, humb jetën një person

Maqedonia

Aksident në rrugën Radovish-Shtip, humb jetën një person

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 14:26
Policia

Një person ka humbur jetën dje në rrugën nacionale Radovish-Shtip.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur mes një kamioni dhe një makine, ku si pasojë jetën e ka humbur 57-vjeçari nga Shkupi.

“Më 12.06.2019 në ora 15:35 në rrugën nacionale Radovish-Shtip ka ndodhur një aksident trafiku në mes një kamioni të tipit “MAN” me targa të Strugës, të drejtuar nga V.B. (52) nga Radovishi dhe një makine të tipit Volkswagen Passat me targa të Shkupit, që po drejtohej nga I.M (57) nga Shkupi. Nga lëndimet e marra gjatë aksidentiti, shoferi i makinës I. M. ka ndërruar jetë në vendngjarje”, ka njoftuar policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat