Osmani: Këtë vit do të marrim datën për fillimin e bisedimeve, por jo në qershor

Maqedonia

Osmani: Këtë vit do të marrim datën për fillimin e bisedimeve, por jo në qershor

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 21:01
Bujar Osmani

Në emisionin “Rruga drejt” në Alsat ku po diskutohet nëse do të ketë ose jo datë për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian, zv/kryeministër për Çështje Evropiane Bujar Osmani, tha se Maqedonia e Veriut do të marri datë për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian këtë vit, por jo në muajin qershor për shkak se nuk ka vendim nga Bundestagu gjerman, dhe për shkak të mundësive teknike nuk mund të merret një vendim për në qershor. Por ai ritheksoi se datë do të ketë brenda këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat