Çfarë mesazhi i dha Merkel Zaevit me veshjen e saj?

Maqedonia

Çfarë mesazhi i dha Merkel Zaevit me veshjen e saj?

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 11:17
Angela Merkel dhe Zoran Zaev

Angela Merkel dje e priti kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev për t’i thënë se Maqedonia do të ketë datë për anëtarësim në BE por ajo nuk do të jepet gjatë qershorit ose korrikut.

Por njohësit e komunikimit politik nëpërmjet mesazheve të fshehta kanë folur për veshjen e Merkel dhe për mesazhin që ka dashur të përçojë ajo nëpërmjet veshjes.

Merkel njihet si grua që nuk e pëlqen luksin dhe veshjet e saj çdo herë janë serioze. Ajo asnjëherë nuk e tepron me grim.

Mesazhi i Merkel nëpërmjet veshjes për Zaevin ishte shumë i rëndësishëm.

Pallto e kaltërt do të thotë seriozitet. Kjo nënkupton se Gjermania seriozisht i merr punët e zgjerimit të shoqërisë së shteteve në BE.

Gjatë takimit me zyrtarët e Maqedonisë së Veriut, Merkel tha se vendi i ka përmbushur të gjithë detyrat e pritura nga Gjermania dhe se Berlini i sheh gjërat me prizëm pozitiv.

Ndërsa, Bundestagu gjerman dje ja bëri me dije Maqedonisë se datë për zgjerim do të ketë në shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat