Ka gjasa që Jankulloska të mos hyjë në burg!? Gjithçka varet nga gjykatësit suprem

Maqedonia

Ka gjasa që Jankulloska të mos hyjë në burg!? Gjithçka varet nga gjykatësit suprem

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 12:10
Gordana Jankulloska

Nëse për 16 ditë, pesë gjykatësit suprem nuk vendosin për masën e përkohshme të ish ministres për punë të brendshme Gordana Jankulloskës, ajo më 1 korrik duhet të paraqitet në burgun “Shkupi” për mbajtjen e dënimit me burg prej katër viteve për rastin “Tanku” të PSP-së, informon Zhurnal.

Nga Gjykata Supreme dhe nga ekipi i avokatëve të Jankulloskës për “Makfax” deklaruan se së bashku me kërkesën për rishqyrtim të aktvendimit të Gjykatës Penale, Jankulloska ka kërkuar dhe masë të caktuar kohore, që do të thotë se derisa të mos vendosë gjykata më e lartë, dënimi të mos kryhet, gjegjësisht të mos shkojë në burg.

Nga gjykata thonë se për kërkesat për masa të caktuara kohore gjykata vepron urgjentisht, por vendim ende nuk është sjellur për këtë rast.

Rast i ngjashëm mbase i njejtë, gjykata më e lartë kisht edhe për ish kryeministrin e vendit Vllado Buçkovski në lëndën për blerjen e pjesëve të tankëve. Ai nuk shkoi asnjëherë në burg edhe pse për të kishte aktvendim të plotfuqishëm gjyqësor. Kjo përshkak se gjykatësit suprem atëkohë i’a pranuan kërkesën për masën e caktuar kohore (ndalesë për kryerje të sanksionit) derisa gjykata nuk vendosë për rishqyrtimin e aktvendimit. Më vonë, Gjykata Supreme vendosi ta kthejë lëndën për gjykim nga fillimi.

Buçkovski duheshte të vuajë dënim me burg prej 2 viteve, por ja që kjo lëndë në Gjykatë po zvarritet tanimë 12 vite dhe ai ende shijon lirinë.

Jankulloska ishte dënuar me 6 vite burg për blerjen e “Mercedesit” luksoz, ndërsa Gjykata Apelit e uli dënimin në katër vite. Ajo më 1 korrik duhet të paraqitet për vuajtje të dënimit me burg.

Jankulloska madje ka kërkuar nga Këshilli Gjykues që të shkarkohet gjykatësja Dobrilla Kacarska sepse shumë shpesh ka caktuar seanca gjyqësore në kohën kur Jankulloska ka qenë në rrezik shtatzënie dhe në pushim të lindjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat