Dy aksidente dhe tre vetura të rrokullisura në aksin Gostivar-Shkup

Maqedonia

Dy aksidente dhe tre vetura të rrokullisura në aksin Gostivar-Shkup

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 14:01
Pamje nga aksidenti

Dy aksidente të ndryshme kanë ndodhur në autostradën Gostivar-Shkup ku si pasojë janë rrokullisur tre vetura. Njëra veturë e tipit Zastava është rrokullisur në rrugën Gostivar-Tetovë-Shkup, kurse dy tjera janë rrokullisur në aksin Tetovë-Shkup.

Në të dy aksidentet e ndodhura, nuk ka viktima por fatmirësisht ka vetëm lëndime të lehta trupore dhe dëme materiale.

Policia, Ndihma e shpejtë dhe shërbimi i zjarrfikësve kanë dalë në terren për të dy aksidentet duke kryer punën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat