Nga LSDM thonë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Maqedonia

Nga LSDM thonë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 14:20
LSDM

Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, thonë burime të larta nga LSDM-ja.

“Të dielën kemi mbledhje të bordit qendror të partisë, ku do të vendosim për hapat e ardhshëm, por zgjedhjet nuk janë më opsion, sepse data është e sigurt në tetor”, thonë nga burimet e larta të LSDM-së për “TV21”.

Kjo ishte përgjigjja në pyetjen se cili opsion do të aktivizohet nga kryeministri pas konfirmimit të djeshëm se as në qershor ose korrik nuk do të ketë vendim që Maqedonia e Veriut të marrë një datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Përndryshe, rreth një javë më parë, kryeministri Zoran Zaev tha se dëshira e tij ishte që të kishte datë për negociata në qershor ose korrik. Nëse është kështu, do të vazhdojnë me rindërtimin e kabinetit, por në qoftë se ka vonesë për datën, si dje që u autorizua nga kancelarja gjermane Angela Merkel në një takim në Berlin, Zaev përmendi disa opsione të mundshme, të tilla si kthimin e mandatit, qeveria e re, zgjedhjet e parakohshme apo përgjegjësia për mos marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat