Trump deri tek Pendarovski: Sot dy kombet tona janë më afër se kurrë më parë

Maqedonia

Trump deri tek Pendarovski: Sot dy kombet tona janë më afër se kurrë më parë

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 15:31
Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në një letër urimi drejtuar Presidentit Pendarovski shkruan se “sot dy kombet janë më afër se kurrë më parë”.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht Maqedoninë e Veriut, e cila mori vendin e saj të duhur në institucionet perëndimore dhe veçanërisht shpreson të mirëpres Maqedoninë e Veriut së shpejti si aleati ynë i 30-të i NATO-s. Marrëveshja historike e Prespës është një shembull i guximshëm që përforcon siguri dhe prosperitet për popullin e Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë rajonin.

Angazhimi i vendit tuaj ndaj parimeve demokratike, sundimit të ligjit, llogaridhënies së qeverisë dhe luftës kundër korrupsionit janë përshëndetur. Shpresoj në thellimin e miqësisë dhe bashkëpunimin në të ardhmen”, shkruan Presidentit Trump në letrën e urimit për Presidentin Pendarovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, në letrën përgëzuese Pendarovskit i dëshiron sukses shëndet gjatë kryerjes së funksionit të tij.

“Marrëdhëniet ndërmjet Federatës së Rusisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut bazohen në traditat e mira të afërsisë kulturore dhe shpirtërore. Jam i bindur se promovimi konstruktiv i marrëdhënieve tona do t’i përshtatet popujve të të dyja vendeve tona dhe të gjithë Evropës”, shkruan Putin.

Në një letër e drejtuar nga Presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, shkruan: “Me ju funksioni më i lartë shtetërore merr përkrahësin e integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjermania angazhohet për atë që vendi juaj të vazhdojë me reforma thelbësore dhe me vendosmëri vazhdojnë të ec përgjatë rrugës së saj drejt BE-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat