Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 08:57
Ilustrim

Moti në Maqedoni do të jetë stabil dhe shumë i nxehtë me temperatura të larta. Do të fryjë erë e lehtë  deri në mesatare me drejtim verilindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 15 deri në 23, ndërsa ajo ditore prej 28 deri në 39 gradë. Indeksi UV do të jetë 9.

Në Shkup do të kemi mot të ngjashëm me temperaturë maksimale deri më 38 gradë Celsius.

Nga e diela në orët e pasdites përsëri do të ketë paraqitje të shiut lokal dhe bubullimave, ndërsa temperaturat maksimale do të ulen gradualisht.

Komisionit për ndjekje të situatës dhe efekteve nga temperaturat e larta, në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë kanë këshilluar qytetarët:

-mbrojte nga rrezatimi direkt i rrezeve të Diellit

-shmangie nga hapësirat e hapura gjatë periudhës nga ora 11 deri në ora 17

-shfrytëzimi i syzeve jotransparente dhe kapelave mbrojtëse

-shfrytëzimi i rrobave të lehta, sidomos ngjyrave të hapura të cilat reflektojnë dritën

-shfrytëzimi i ushqimit dhe lëngjeve të lehta, duke shfrytëzuar sa më shumë ujë, e më pak pije alkoolike

-para shfrytëzimit të veturës, fillimisht të ajroset

-personave me sëmundje kronike u rekomandohet të vazhdojnë me udhëzimet e rregullta të mjekut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat