Thimonier: Mbeten edhe shumë reforma për t’u zbatuar, ne jemi me ju

Maqedonia

Thimonier: Mbeten edhe shumë reforma për t’u zbatuar, ne jemi me ju

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 13:08
Christian Thimonier

“Reforma të caktuara janë zbatuar, mbeten edhe reforma tjera që duhet të zbatohen dhe vërtetë do të bëhet bilanci. Në fillim të verës do të ketë takime të rëndësishme që do të mbahen, por gjithashtu edhe në fillim të vjeshtës. Është herët për të bërë analiza. Gjendemi në një periudhë të rëndësishme për Bashkimin Evropian, gjithashtu edhe për vendin tuaj. Por, nëse duam të nxjerrim ndonjë përfundim – do të duhet të themi se muajt e ardhshëm duhet të shfrytëzohen në mënyrën më të mirë për agjendat reformuese, sidomos mendoj për Ligjin për Prokurorinë Speciale”.

Këtë e theksoi sot ambasadori i Francës në Shkup Christian Thimonier, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve nëse moszbatimi i reformave ishte shkak për mosmarrjen e datës në qershor.

Në pyetjen nëse Ligji për PSP-në është kusht për dhënien e dritës së gjelbër edhe nga Franca, Thimonier tha se bëhet fjalë për temë të rëndësishme për disa shtete-anëtare të BE-së dhe sipas tij, është shenjë e sundimit të së drejtës.

“Ne ju kemi mbështetur në këtë rrugë. Për momentin nuk mund t’ju jap datë të saktë, por dua ta dini se ne jemi me ju”, tha Thimonier.

Ai tha se javën e kaluar ka pasur kontakte më të shpeshta mes Francës dhe Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht konsultime që janë bërë në presidencën e Francës, Sekretariatit francez për çështje evropiane, Senatit francez dhe Kuvendin e Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat