Ligji për Mbikëqyrjen e Inspektimit, në fuqi për gjashtë muaj

Maqedonia

Ligji për Mbikëqyrjen e Inspektimit, në fuqi për gjashtë muaj

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 13:34
Foto

Inspektorët fillimisht do t’i paralajmërojnë kompanitë, dhe pastaj do t’i dënojnë ato. Inspektimet do të planifikohen bazuar në vlerësimin e rrezikut.

Gjatë mbikëqyrjes inspektuese, kompanitë do të pajisen me lista kontrolluese ku ata do të jenë në gjendje të shohin vetë nëse punojnë sipas rregullave ligjore. Këto lista do të jenë publike dhe të detyrueshme gjatë inspektimeve të rregullta të inspektorëve. Këto janë një pjesë e risive në Ligjin e ri për Mbikëqyrjen e Inspektimit, i cili u miratua në fund të muajit të kaluar, por do të hyjë në fuqi nga 1 dhjetori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat