Katimerini: Në shtator, datë për negociata vetëm për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Katimerini: Në shtator, datë për negociata vetëm për Maqedoninë e Veriut

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 19:49
ilustrim

Maqedonia e Veriut me siguri nga fundi i këtij viti do të marrë mbështetje nga BE-ja për fillimin e negociatave për anëtarësim, ndërsa në rastin e Shqipërisë dhe negociatat inkuadruese me BE-në për këtë vendim kundër janë Franca, Gjermania dhe Holanda, shkruan gazeta greke “Katimerini”, duke iu referuar burimeve të mëdha diplomatike.

Edhe krahas retorikës së BE-ja duhet të pranojë anëtare të reja nga Ballkani Perëndimor, me qëllim që këto vende ta përforcojnë rrugën e tyre evropiane dhe të margjinalizohet ndikimi kinez dhe rus, çështja për migrim shkaktoi dyshime në disa shtete veriore të Unionit.

Me mbështetje të madhe prej shumicës së vendeve-anëtare të BE-së dhe KE-së, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria shpresonin se delegatët evropianë në takimin të martën në Luksemburg do të japin dritë jeshile për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Ky vendim i funskionarëve të lartë të BE-së do ta hapte rrugën për miratimin nga liderët e BE-së në samitin në Bruksel më 20 dhe 21 qershor.

Ekziston opsion në shtator të arrihet marrëveshje e re midis qeverive të vendeve anëtare të BE-së, por vetëm për Maqedoninë e Veriut. “Maqedonia e Veriut do të ketë mundësi të mira për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, duke e pasur parasysh arritjen e marrëveshjes historike me Greqinë rreth emrit të shtetit”, theksoi një përfaqësues i lartë zyrtar i Unionit, potencon “Katimerini”.

I njëjti burim diplomatik thotë se Shqipëria edhe më tej është çështje e madhe për disa qeveri të vendeve anëtare dhe në përgjithësi duket premtuese.

Sipas opinionit të Transarensi Interneshënall, një prej vendeve më të korruptuara në Evropë është pikërisht Shqipëria, e cila është anëtare e NATO-s, por ka arritur progres të vogël në luftën kundër larjes së parave edhe pse ka ndërruar gjykatës dhe prokurorë të korruptuar, pohojnë përfaqësuesit amerikanë dhe evropianë.

Në qershor të vitit të kaluar Franca dhe Holanda në mënyrë të papritur e bllokuan fillimin e negociatave me BE-në për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke kërkuar reforma plotësuese.

Parlamenti holandez më 11 qershor miratoi rezolutë kundër hapjes së negociatave inkuadruese me Shqipërinë, ndërsa Maqedonia e Veriut e mori mbështetjen e deputetëve holandezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat