Maqedonia e Veriut në pritje të vendimit të BE-së për datën e bisedimeve - Bota Sot
Maqedonia e Veriut në pritje të vendimit të BE-së për datën e bisedimeve

Maqedonia

Maqedonia e Veriut në pritje të vendimit të BE-së për datën e bisedimeve

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 10:18
Maqedonia e Veriut drejt BE-së

Të martën, ministrat e jashtëm dhe punë evropiane të vendeve anëtare të BE-së do të takohen në Luksemburg dhe në rend të ditës janë raportet e përparimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimin.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të jenë tema kryesore e negociatave në këtë pjesë. Ministrat duhet të vendosin nëse dhe kur këto dy vende do të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE, siç rekomandoi Komisioni Evropian më 29 maj në raportet e tyre.

Deri më tani, nuk ka arritur konsensus në mes të shteteve anëtare mbi konkluzionet e këtij takimi, ndërsa në nivel ambasadorësh në Bruksel në mënyrë intensive ka kryer konsultime dhe hap rrugën për kompromis në ditët e kaluara. Sipas diplomatëve në Bruksel, shumë shtete anëtare besojnë se vendim pozitiv është i nevojshëm për të dyja vendet në qershor, ndërsa të tjerë besojnë se vendimi duhet të shtyhet për në vjeshtë.

Në mungesë të kompromisit, disa vende të BE-së propozojnë që për të tejkaluar këtë qorr sokak në negociatat me atë se duhet t’i jepe dritë jeshile Maqedonisë së Veriut, ndërsa vendimi për Shqipërinë të shtyhet për në pritje të përparimit më të madh në dialogun politik me opozitën dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dy pikat më të dobëta të Tiranës.

Tani për tani, nëpër Bruksel po jepe shumë versione të konkluzioneve që do të mund të miratoheshin nga ministrat ditën e martë, ndërsa në to Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk ndahen, ndërsa jepet angazhim që vendimi përfundimtar pozitiv të merret në shtator 2019.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...