33 vozitës shkyçen nga komunikacioni

Maqedonia

33 vozitës shkyçen nga komunikacioni

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 12:01
Foto Ilustrim

Nga MPB informojnë se më 16.06.2019 nga ora 00:00 deri në orën 05:00 njësia e për siguri në komunikacion në kuadër të SPB-së Shkup ka ndërmarrë aksion për zbulimin e shoferëve të cilët vozisin nën ndikimin e alkoolit.

“Gjatë kësaj tek 29 shoferë është konfirmuar prania e alkoolit në gjak, ndërsa katër shoferë kanë refuzuar që të bëjnë testin e alkoolit”, thonë nga MPB.

Gjatë kësaj periudhe policia ka ndërmarrë aksion edhe për zbulimin e shoferëve të cilët vozisin me shpejtësi më të madhe se që është e lejuar me çka ka sanksionuar 125 vozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat