Këshilli Gjyqësor Republikan në Maqedoni, ende i pakompletuar

Maqedonia

Këshilli Gjyqësor Republikan në Maqedoni, ende i pakompletuar

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 17:56
ilustrim

Me zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, Stevo Pendarovski, filluan edhe përllogaritjet, cili do të jetë propozimi i tij për anëtar të Këshillit Gjyqësor. Vendi i lënë bosh akoma nuk është plotësuar. Para Vitit të Ri, ish-Presidenti Gjorge Ivanov propozoi Bujar Sabriun nga Tetova, por propozimi ishte i papranueshëm për BDI-në. Nga kabineti i Pendarovskit në pyetjen se kë do ta propozojë për në Këshillin Gjyqësor, ata u përgjigjën shkurtimisht se publiku do të informohet me kohë.

Kabineti i Presidentit Stevo Pendarovski

“Publiku do të informohet me kohë”.

Sipas burimeve të Alsat, interesim për anëtar të Këshillit Gjyqësor ka treguar Beqir Shahini ish-anëtar i këtij këshilli, si dhe ish-kryetar i Gjykatës Civile të Shkupit. Megjithatë, problemi është se Shahini tashmë është pensionuar. Në Ligjin për Këshillin Gjyqësor theksohet se me propozimin e Presidentit nuk mund të propozohen gjykatës dhe prokurorë aktivë, persona që në katër vitet e fundit kanë qenë deputet, anëtarë të qeverisë ose që kanë pasur funksion në parti. Në nenin 11 paragrafi 5 i Ligjit për Këshillin Gjyqësor thuhet.

Ligi për këshill gjyqësor

“Anëtarët e Këshillit që i përzgjedh Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe anëtarët që i përzgjedh Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë nga radhët e profesorëve universitarë të së drejtës, avokatë, ish gjykatës të Gjykatës kushtetuese, gjykatës ndërkombëtarë dhe juristë tjerë të shquar”.

Sipas të dhënave të Alsat, Bekir Shahini përzgjedhjen eventuale për anëtar në Këshillin gjyqësor e vëren në paragrafin 5- apo jurist i shquar. Një pjesë e ekspertëve që i kontaktuam thonë se nën termin “jurist i shquar” mund të hyjë edhe kategoria ish gjykatës. Krahas kësaj, Shahini ka pasur ambicie të jetë pjesë e Komisionit për falje të presidentit Pendarovski. Shahini ishte anëtar i Këshillit gjyqësor në periudhën 2013-2018. Ndryshe, emri i tij përmendej edhe në para- hetimin e Speciales për rastin “Kosmos”, për rrëzimin ilegal të kompleksit të Fijat Canoskit. Në pyetje në Prokurorinë Speciale para tre viteve u ftua edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat