Kërçova përfshihet nga moti i keq

Maqedonia

Kërçova përfshihet nga moti i keq

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Moti i keq ka përfshirë edhe rajonin e Kërçovës ku bie shi dhe breshër me intensitet të lartë.

Në rrugën e cila të dërgon nga Kërçova për në Shkup, bie breshër dhe shi me intensitet të lartë, gjë që bën të vështirë vozitjen e veturave.

Sot pasdite edhe rajoni i Strumicës u përfshi nga moti i keq.

Edhe në orët e mbrëmjes priten reshje të shiut dhe mot i paqëndrueshëm në pjesën perëndimore të vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat