Zaev: Do të ketë rikonstruim të Qeverisë

Maqedonia

Zaev: Do të ketë rikonstruim të Qeverisë

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 20:03
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev pas mbledhjes së Këshillit Qendror të partisë në Ohër, tha se do të ketë rikonstruim të Qeverisë, ndërsa nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Zaev tha se kjo ka të bëjë me kompletimin e së ardhmes eurointegruese të vendit.

Ai tha se ndryshimet duhet të përfundojnë, ndërsa Qeveria me kapacitetin e saj të plotë, do të zbatojë reformat.

Sot në mbledhje të partisë u zgjodh Këshilli Ekzekutiv, sekretari organizativ, drejtori i qendrës për hulumtime dhe analitike.

Kryeministri gjithashtu tha se nga 16 anëtarë të Këshillit Ekzekutiv, 9 janë gra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat