LSDM: Mickoski mbetet në anën e kundërt të interesit të qytetarëve

Maqedonia

LSDM: Mickoski mbetet në anën e kundërt të interesit të qytetarëve

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 11:03
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një komunikate për media thekson se OBRM-PDUKM-ja e udhëhequr nga Hristijan Mickoski është e njëjtë me atë që ka udhëhequr Nikolla Gruevski.

“Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja janë të vetmit që bëjnë tifo për mossukses, të vetmit që punojnë kundër integrimit dhe tentojnë të kthejnë shtetin në të kaluarën e errët. OBRM-PDUKM dhe Mickoski janë në anën e kundërt të përparimit, zhvillimit dhe integrimit, në anën e kundër të interesit të qytetarëve”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se qytetarët janë përcaktuar për përparim, për NATO dhe BE dhe nuk do ta lejojnë Mickoskin t’i ndalojë këto qëllime strategjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat