Maqedonia do të kërkojë ekstradimin e Gruevskit si i dyshuar për ngjarjet e 27 prillit

Maqedonia

Maqedonia do të kërkojë ekstradimin e Gruevskit si i dyshuar për ngjarjet e 27 prillit

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 11:47
Nikolla Gruevski

Shteti i Maqedonisë do të kërkojë që ish-kryeministri Nikolla Gruevski, të ekstradohet nga Budapesti si i dyshuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, tha se dosja është kompletuar dhe do të dërgohet tek autoritetet hungareze.

“Dosja e plotë për 29 prillin nga Prokuroria dhe gjykata është kompletuar javën e kaluar. Këto ditë do të dërgohet në Budapest”, tha Deskoska.

Shteti për më shumë se gjashtë muaj e kërkon Gruevskin, i cili ka fituar azil politik në Hungari, për të vuajtur dënimin me dy vjet burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat