Shtetet anëtare do të shtyjnë vendimin për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, me shumë gjasë deri në shtator.
Gati të gjitha vendet janë të përgatitura t’i japin dritën jeshile Shkupit ndërsa Tirana ka veton e disa anëtarëve.
“Euractiv”, që citon disa zyrtarë dhe diplomatë të BE-së, pohon se në rastin e Shqipërisë, hapja e negociatave konsiderohet e nxituar.
“Edhe skeptikët e zgjerimit, si Gjermania dhe Holanda janë gati t’i japin bekimin e tyre Maqedonisë së Veriut”, shkruan “Euroactiv”.
Vetëm Franca duket ende e pavendosur, dhe po konsideron nëse do të ndjekë shembullin e Holandës sa i përket Shkupit.