Tevdovski: Të ardhurat në buxhet janë rritur për 6.6 përqind, nuk duhet të ketë frikë për pensionet

Maqedonia

Tevdovski: Të ardhurat në buxhet janë rritur për 6.6 përqind, nuk duhet të ketë frikë për pensionet

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 15:00
Dragan Tevdovski

“Buxheti është likuid dhe të gjitha pagesat bëhen me kohë, ndërsa të ardhurat në buxhet për pesë muajt e parë janë rritur për 6.6 përqind”, deklaroi sot ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

Ai tha se nuk duhet të ketë frikë për rrogat dhe pensionet dhe se gjithçka do të paguhet në kohë.

“Buxheti i ynë është likuid. Ne arritëm ta stabilizojmë tërësisht gjendjen financiare. Do të thotë paguajmë me kohë, shumë më mirë se periudhën paraprake. Nuk duhet askush të druajë, të gjitha rrogat dhe pensionet dhe gjithçka tjetër që vijnë nga buxheti në kohën më të shpejtë paguhen. Nuk do të dëshiroja të komentoj matematika zbavitëse nga opozita, pasi vetëm në pesë muajt e parë të vitit rritja e të ardhurave të përgjithshme buxhetore është 6,6 për qind më i madh në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar”, tha Tevdovski në pyetjen e gazetarëve për akuzat e OBRM-PDUKM-së se DAP ka grumbulluar për tetë për qind më pak mjete nga tatimet.

Tevdovski së bashku me guvarnatoren e Bankës Popullore Anita Angelovska-Bezhovska, sot ka mbajtur takim me gazetarët me rastin e mbledhjes së ardhshme të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, e cila këtë fundjavë do të mbahet në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat