Lista e ministrave të rinj do të publikohet të premten

Maqedonia

Lista e ministrave të rinj do të publikohet të premten

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 16:40
Qeveria maqedonase

Cilët ministra do të mbeten pa funksione do të mbetet sekret deri të premten, kur pritet që kryeministri Zoran Zaev edhe zyrtarisht ta dorëzojë listën me ministrat e rinj në Kuvend.

Zyrtarisht akoma nuk është njoftuar asgjë, por emri i ri në kabinetin e kryeministrit pritet të jetë Goran Millevski, kryetari i Partisë Liberal-Demokrate.

Ai nuk ka komentuar këtë informacion, ndërsa në një deklaratë për Kanal5 ka thënë se partia e tij pret që të ketë ministri pa resor.

“Nuk dua të komentoj. Vendimin për funksionarët e rinj është korrekte t’i publikojë mandatari Zoran Zaev. PLD pret që të marrë ministri pa resor”, tha Milevski.

Ajo që është e sigurt është se Ministria e Kulturës, Bujqësisë dhe ajo për Sistem Politik do të kenë udhëheqës të rinj.

Sipas informacioneve nga partia shqiptare në pushtet BDI, ministri aktual i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraku, do të jetë në krye të ministrisë së re për Sistem Politik, ndërsa në vend të tij pritet të ulet Naser Nuredini, djali i afaristit Aki Nuredini.

Në fillim të javës së ardhshme pritet të mbahet seanca kuvendare, në të cilën deputetët do të votojnë për përbërjen e re qeveritare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat