Maqedoni, si do të jetë moti gjatë ditëve në vijim?

Maqedonia

Maqedoni, si do të jetë moti gjatë ditëve në vijim?

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 20:49
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga Drejtoria për punë meteorologjike, moti gjatë ditës së nesërme do të jetë me diell me vranësira mesatare ndërsa gjatë pasdites pritet të ketë vranësira më të mëdha dhe kushte për reshje të shiut.

Temperatura në mëngjes pritet të lëvizë prej 11 deri 19 gradë celsius ndërsa temperatura ditore pritet të jetë nga 25 deri 33 gradë celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti pritet të jetë me diell. Gjatë pasdites pritet të ketë reshje të shiut ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri 30 gradë celsius.

Deri ditën e enjte moti gjatë orëve të pasdites do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut.

Të premten dhe gjatë fundjavës pritet moti pritet të jetë me diell dhe i nxehtë. Të hënën pritet të jetë më freskët, me reshje të shiut dhe me erë të përforcuar të veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat