Lëvizja Besa: Nuk ka garancë se do të marrim datë brenda këtij viti

Maqedonia

Lëvizja Besa: Nuk ka garancë se do të marrim datë brenda këtij viti

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 15:00
Lëvizja Besa

Nënkryetari i Lëvizjes Besa Kastriot Rexhepi, sot në konferencë për shtyp ka shprehur qëndrimin e partisë opozitare shqiptare në lidhje me dështimin e shtetit për të marrë datë për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Ai tha se pas dështimit për të marrë datë këtë muaj, nuk ka garnacë se brenda këtij viti do të ketë sigurt datë për nisjen e negociatave.

“Maqedonia e Veriut për fat të keq nuk arriti të merr datën për fillimin e negociatave brenda këtij muaj, por ajo që është edhe me diskutabile, është fakti se nuk ka ende asnjë konfirmim se brenda këtij viti do kemi të sigurt marrjen e datës për fillimin e negociatave”.

“Lëvizja BESA apelon që brenda kësaj periudhe, Qeveria dhe gjitha institucionet e tjera të angazhohen maksimalisht që deri në pritjen e lajmit të radhës, të punojnë në reformat e shumë pritura, e sidomos në pjesën e vërejtjeve nga raporti i Komisionit Evropian”.

“Sistemi gjyqësor në Maqedoninë e Veriut është jofunksional, skajshmërisht i partizuar dhe gjeneralisht i politizuar. Edhe sot e kësaj dite proceset gjyqësore në thuajse gjithë instancat e gjykatave vendosen përmes kompromiseve partiake të partive që kanë patur dhe kanë influencë në pushtetin gjyqësor. Nëse deri vitin 2016 kemi pasur gjykatës të “tefterave”, sot kemi gjykata të koalicioneve partiake”, tha Rexhepi.

Më herët kryetari i kësaj partie Bilall Kasami, kërkoi nga kryeministri Zoran Zaev që të shpall zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi shteti nuk arriti të merr datë për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Ndërsa përveç Lëvizjes Besa, ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët, prej ku thanë se Bashkimi Evropian demaskoi propagandën e dy partive në pushtet LSDM dhe BDI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat