Zakharieva: Do të ishte gabim historik nëse nuk nisen bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë

Maqedonia

Zakharieva: Do të ishte gabim historik nëse nuk nisen bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 20:07
Ekaterina Zakharieva

Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva sot theksoi se është e mundur që deri në tetor të merret vendim për nisjen e bisedimeve për hyrje në Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“A mund të fitojnë të dyja vendet, nuk jam e sigurt. Lajm i mirë është që nuk janë ndarë dy vendet, ashtu siç donin disa vende në Bashkimin Evropian. Vendimi është që jo më vonë se në tetor, Këshilli të shqyrtojë këtë temë dhe të rekomandojë fillim të bisedimeve”, tha Zakharieva.

Ajo theksoi se Bullgaria vazhdon të mbështesë të dy vendet në rrugën evropiane.

“Ne mendojmë se do të ishte gabim historike nëse nuk nisen bisedimet me dy vendet tani”, shtoi Zakharieva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat