Dimitrov: PSP është pjesa që mungon në mozaikun për të mos pasur arsyetime për anulime tjera

Maqedonia

Dimitrov: PSP është pjesa që mungon në mozaikun për të mos pasur arsyetime për anulime tjera

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 21:54
Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtëm, Nikolla Dimitrov në emisionin ‘Top Tema’ në pyetjen nëse do të marrim datë në Tetor nuk u përgjigj konkretisht duke thënë se s’kemi të drejtë të lirohemi deri sa të marrim vendim.

Dimitrov shtoi se BE nuk është e përkryer dhe se edhe atje ka politikanë, por theksoi se megjithatë duhet të jetë e qartë se BE-ja nuk na ka refuzuar, por vetëm se ka anuluar marrjen e vendimit.

“Anulimi nuk ka asnjë lidhje me ne, s’ka lidhje me atë se çfarë mund të bënim brenda, edhe pse gjithmonë mundet më shumë dhe më mirë”, tha Dimitrov duke shtuar se duhet të merret parasysh zgjerimi si politikë për vendet a vjetra anëtare për shkak të përvojës me vendet e reja anëtare.

Sipas tij vendi ka treguar vendosmëri në raport me zgjidhjen e çështjeve të rënda, siç është kontesti me Greqinë dhe se mungon një pjesë në mozaik dhe ajo është e ardhmja e PSP-së.

“Shqetësimi kryesor i vendeve skeptike është sundimi i së drejtës. Perspektiva e vendeve skeptike është që të ketë sistem gjyqësor me integritet, ku politikanët nuk do të mund të ndikojnë. Kur do të ketë rast të korrupsionit të ketë përgjegjësi, kur do të ketë keqpërdorim të pozitës në pushtet të ketë përgjegjësi”, deklaroi Dimitrov.

Dimitrov theksoi se është e nevojshme që me opozitën maqedonase të gjendet zgjidhje për Ligjin për prokurori publike, me çka zgjidhet edhe statusi i PSP-së, për të cilën nevojiten shumica prej dy të tretave. Ai thotë se nuk duhet të tejkalohet as linja e kuqe në këto bisedime.

Sipas ministrit Dimitrov ndikimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor është lidhur me perspektivën evropiane të vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat