“Maqedonia e Veriut pret datë në vjeshtë, nuk ka shtet që është kundër negociatave”

Maqedonia

“Maqedonia e Veriut pret datë në vjeshtë, nuk ka shtet që është kundër negociatave”

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 10:37
Maqedonia në BE??

Këtë vjeshtë Maqedonia e Veriut pret datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, ndërsa vetë negociatat do të fillonin në fund të vitit. Maqedonia e Veriut siç tha dje kryeministri Zoran Zaev, ka marrë garancë me shkrim për datë për negociatat në vjeshtë, ndërsa për këtë sipas tij, janë pajtuar të gjitha vendet edhe pse disa kanë pasur vërejtje në lidhje me disa aspekte për reformat e zbatuara në shtet.

Dje edhe presidenca rumune hodhi poshtë informacionet se shtatë vende anëtare të BE-së kanë qenë kundër negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme i Rumanisë George Chamba, në një deklaratë për AIM, tha se kompromisi i arritur pardje që të shtyhet data për fillimin e negociatave është rezultat i koncensusit mes vendeve anëtare, siç parasheh praktika në Këshill, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas burimeve nga Qeveria, asnjë vend nuk ka shprehur dyshim se RMV i ka përmbushur të gjitha detyrat. Holanda ka shprehur pritshmëri që të sillet ligji për Prokurorinë Publike, por pa qëndrim negativ dhe në pajtim për fillimin e negociatave këtë vit. Më së shumti për ne “kanë luftuar” Greqia, Austria, Sllovenia, Sllovakia, Luksemburgu, Hungaria, Rumania, Malta, shtetet baltike dhe Hani. Bullgaria ishte përfundimisht pozitive, Franca e përmbajtur me kërkesë për kohë më të gjatë për vendim për të dyja shtetet – Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Besim se BE-ja do ta humb besueshmërinë nëse nuk jep datë këtë vjeshtë shprehin autoritetet në vend, por edhe ekspertët evropianë, të cilët, pohojnë, se Maqedonia e Veriut është “viktimë” e ndodhive të brendshme politike në Union. Ndërsa kryesuesi i OSBE-së dhe shef i diplomacisë sllovake Mirosllav Lajçak dje nga Shkupi me porosi se data është anuluar për shkak të shtyrjes së procedurës për raportin e KE-së në Bundestag. Vendet anëtare, thotë ai, nuk kanë pasur problem me ne, kanë pasur problem me Shqipërinë.

Ndërsa kryesuesi i OSBE-së dhe shef i diplomacisë sllovake dje në konferencën e përbashkët me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov theksoi se asnjë vend për ne nuk ka thënë “jo”, ndërsa vendimi nuk është sjellë për shkak të procedurës së brendshme në Gjermani.

Kurse ekspertë evropianë për zgjerim në BE për AIM paralajmërojnë se ky “gabim strategjik” nuk mund të përsëritet në tetor.

Maqedonia është “viktimë” e politikës së brendshme të Bashkimit Evropian, vlerëson Roza Baluf nga Fondi gjerman i Marshalit (GMF) dhe thotë se faji është në anën e BE-së në këtë rast, por edhe se nuk beson se BE-ja do të rrezikojë në tetor ta humb tërë besueshmërinë e saj pikërisht në rajonin në të cilin është më i popullarizuar.

“Nëse BE-ja nuk i hap negociata me Maqedoninë, ky do të jetë gabim i madh strategjik. Për fat të keq, çështja u bllokua në politikën evropiane. Dua t’i them popullit të Maqedonisë se duhet të jen të kujdesshëm dhe të durueshëm dhe se gjërat mund të ndryshojnë”, thotë Balfour.

Qëndrim të ngjashëm ka edhe Tobi Vogel ish -gazetarë dhe vëzhgues shumëvjeçar i marrëdhënieve BE-Ballkan.

“Sado që të jem i gatshëm ta kritikoj Qeverinë e Maqedonisë, sinqerisht, faji në këtë rast është vetëm i Bashkimit Evropian dhe veçanërisht i Francës, Gjermanisë dhe Holandës. Pavarësisht nëse diplomacia e Maqedonisë ka qenë ose nuk ka qenë efektive, BE-ja u angazhua të marrë vendim dhe nuk e bëri këtë, nuk e realizoi premtimin”, komenton Vogel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat