Gjendet armë dhe municion në shtëpinë e një shkupjani

Maqedonia

Gjendet armë dhe municion në shtëpinë e një shkupjani

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 15:50
Policia

P

rokuroria Themelore Publike – Shkup ka sjellur urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj një personi, i dyshuar për veprën penale “përpunim të paligjshëm, mbajtje dhe tregti me armë ose materie shpërthyese”.

Siç njoftojnë nga Prokuroria, i dyshuari në shtëpinë e tij në fshatin Marino jo ligjërisht ka mbajtur pistoletë gjysmëautomatike me kalibër 7.65 mm me dy karikator, dhjetë plumba 7.65 mm, pushkë gjuetie me kalibër 12 mm, pistoletë gjysmëautomatike me kalibër 7.62×25 mm, 18 plumba për këtë pistoletë, si dhe pushkë pneumatike pa numër dhe vend të prejardhjes. Municioni dhe armët janë gjetur dje gjatë kontrolleve në shtëpinë e të dyshuarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duke vlerësuar se janë plotësuar bazat ligjore, prokurori kompetent tek gjykatësi i procedurës paraprake ka propozuar masën e paraburgimit për të dyshuarin”, thonë nga Prokuroria.

Prokurori kompetent gjithashtu ka vlerësuar se ekzistojnë rrethana që i dyshuari të arratiset dhe ta përsërisë veprën penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat