Kamçev: Askush nuk më ka dhënë ftesë për të dëshmuar për rastin “Tortura”

Maqedonia

Kamçev: Askush nuk më ka dhënë ftesë për të dëshmuar për rastin “Tortura”

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 17:00
Orce Kamçev

Biznesmeni Orce Kamçev, nëpërmes një letre për mediat, njofton se ai nuk ka marrë ftesë për të dëshmuar për rastin “Tortura”.

“Në lidhje me pohimet se paraqitura sot në media, në të cilat deklarohet se unë kam qenë thirrur siç duhet, por nuk kam marrë pjesë si dëshmitare në seancën e sotme për rastin “Tortura”, nën përgjegjësinë e plotë morale dhe penale ju informoj se deri tek unë as personalisht dhe as në ndonjë mënyrë tjetër, nuk është dhënë asnjë ftesë për prani në seancën e lartpërmendur”, shkroi Kamçev.

“Nëse unë u ftova siç duhet dhe e mora ftesën, nuk ka asnjë arsye pse unë nuk do të paraqitesha para gjykatës si dëshmitar në këtë rast,” thuhet në reagimin e Kmaçevit.

Për shkak të mungesës së të akuzuarit Metush Shabani, sepse ai e kishte lënduar këmbën më 16 qershor, gjyqtarja Aleksandra Risteska e anuloi seancën për rastin e PSP-së “Tortura”.

Gjyqtarja gjithashtu për dëshmi kishte ftuar edhe Orce Kamçevin, mirëpo ai nuk ishte prezent në sallën e gjyqit.

Ndërsa prokurori i PSP-së, Ljubomir Lale, kërkoi që Kamçev të sillet i shoqëruar nga policia në seancën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat